Jennifer Aniston, femra më seksi e të gjitha kohërave
New York, 11 dhjetor - Nuk ka dyshim se Jennifer Aniston është një femër e bukur me një trup të mrekullueshëm, por është pak befasues fakti që është përzgjedhur si femra më seksi e të gjitha kohërave.
Lexuesit e Mens Health kanë votuar protagonisten e serialit Friends edhe pse roli i saj më i nxehtë në kinema ka qenë ajo e një dentisteje me fjalor të pistë në filmin e këtij viti Horrible Bosses.
Kur u pyet nga revista se kush ishte për të femra më seksi në histori, Jennifer Aniston tha: Brigitte Bardot ose Gloria Steinem.
Pesëshen e parë të femrave më seksi, sipas sondazhit të revistës Mens Health, e plotësojnë Rachel Weisz, Marilyn Monroe, Britney Spears dhe Madonna.