Jehona Sopi pushime në Hawai dhe Las Vegas
Hawai, 3 shtator - Kemi treguar disa herë për dashurinë e re të këngëtares Jehona Sopi, të cilën ajo nuk e fsheh nga publiku, duke u shfaqur së bashku në shumë evente.
Por këngëtarja ka vendosur të mos flasë shumë rreth jetës së saj private, duke mbajtur fshehur çdo detaj të rëndësishëm. Përveç asaj që dihet rreth Lavdimit (i dashuri), që është një bankier shumë i zoti dhe rrjedh nga një familje shumë e ngritur në Kosovë, asgjë tjetër nuk kemi mësuar për tipin misterioz në krah të Jehona Sopit.
Gjithashtu, treguam se këngëtarja ishte duke bërë përgatitjet për udhëtimin e shumëpritur në Las Vegas dhe Hawai, ku flitej se do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë, larg mediave dhe syrit të publikut, kurse kur të kthehen në Prishtinë, çifti do të organizonte një ceremoni shumë private në mesin e familjarëve dhe miqve më të afërm.
Edhe pse nuk flet shumë në media mbi të dashurin e saj, të paktën nuk ka mundur të fshehë fotografitë e udhëtimeve, të cilat jemi munduar ti zbulojmë gjithmonë, pasi Jehona e shoqëron Lavdimin në shumë udhëtime të punës që bën ai nëpër botë.
Vitin e kaluar çifti udhëtoi në Egjipt, në një pushim disaditor, duke qëndruar në hotele shumë luksoze, kurse këtë radhë sjellim imazhe nga pushimi i tyre në Hawai dhe Las Vegas, ku shihet qartë se Jehona dhe Lavdimi po kalojnë momente të paharruara në shoqëri të njëri-tjetrit, ndërsa ne shpresojmë që së shpejti të sjellim edhe ndonjë fotografi, ku të shihen si çift i martuar dhe me unaza në duar, e pse jo së shpejti edhe ndonjë foto nga ceremonia që do të organizojnë në Prishtinë kur të kthehen.