Jeff Golub me albumin e tij të ri "The Thrill Is Gone"
Los Angelos, 9 tetor - Viti 2011 ka qenë si një xhiro me rollokoster për kitarristin e muzikës xhaz dhe bluz Jeff Golub, i cili pasi humbi plotësisht shikimin, nxori në treg albumin e tij të ri.
Në vazhdim ju njohim me këtë album dhe njëkohësisht me sfidat e artistit për të arritur suksesin e tij:
Jeff Golub u bë i famshëm duke i rënë kitarrës, krahas me yjet muzikës rok Rod Stewart dhe Billy Squier.
Ai ka regjistruar 9 albume solo, ka qenë drejtuesi i grupit dhe ka zhvilluar rregullisht turne në të gjithë botën.
Të kesh një karrierë të suksesshme dhe njëkohësisht të krijosh familje, duhet që të jesh një njeri i ekulibruar, por tani, pas 30 vjet karriere të suksesshme muzikore, Jeff po ndeshet me sfidën më të madhe që patur deri më sot: të qenit i verbër.