04 Janar 2025

Jay Z. zgjodhi një byzylyk të thjeshtë për Beyonce

Prishtinë, 14 shkurt - Jay Z. zgjodhi një byzylyk të thjeshtë, të paktën për buxhetin e tij, për t’i kujtuar Beyonces dashurinë që ndien për të në këtë Shën Valentin.

Reperi 44-vjeçar, sipas asaj që raportuan mediat amerikane, zgjodhi një byzylyk të përbërë nga ari dhe argjendi për bashkëshorten e tij.

Ndonëse me një vlerë prej 2 390 dollarësh, byzylyku mund të mbetet tepër i shtrenjtë për shumë prej nesh, për një njeri me pasurinë e Jay Z. kjo dhuratë mund të konsiderohet më shumë si diçka simbolike, e njëkohësisht fine.

Në marrëdhënien midis Jay Z. dhe Beyonce, dhuratat janë një gjë e zakonshme, siç u vërtetua në pushimet e kaluara rishtaz në Republikën Domenikane, ku të dy shkëmbyen surpriza të shumta midis tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)