Jay-Z, reperi më i pasur në botë
New York, 7 qershor - Reperi i famshëm Jay-Z, bashkëshorti i Beyonce-s, është listuar nga Forbes si më i pasuri i rrymës hip-hop pas ngritjes së një perandorie duke investuar në botën e muzikës, pasuri të paluajtshme dhe fushën e modës.
Revista prestigjoze "Forbes" e vlerësoi pasurinë e tij në 1 miliard dollarë, duke u bërë kështu këngëtari më i pasur i të gjitha kohërave.
Fama e Jay-Z u rrit në vitin 1996 falë albumit "Dyshim i arsyeshëm".
Forbes shkruan se e ka vlerësuar pasurinë e reperit duke shtuar pasuritë e ndryshme dhe më pas "ka zbritur një sasi të konsiderueshme shpenzimesh për një stil jetese si superstar".
Jay-Z ishte një trafikant droge para se t'i hynte botës së muzikës dhe të nxirrte albumin "Roc-A-Fella Records". Prej albumit të parë, reperi ka fituar 22 çmime Grammy dhe mbi 500 milionë dollarë fitime në një dekadë.
Në një intervistë të mëparshme për Forbes, manjati i biznesit, Warren Buffet, tha: "Jay po jep leksione në salla shumë më të mëdha se unë. Të rinjtë duhet të marrin shembullin e tij".