Jay-Z planifikon të bëhet president
SHBA, 4 nëntor - Jay-Z ka bërë të ditur se po planifikon të garojë për president të SHBA-ve, por këtë do ta bëjë pas tetë vitesh.
Reperi mendon se ai mund të bëjë një punë të shkëlqyer si lider i Shteteve të Bashkuara me ndihmën e gruas së tij, Beyonce, që do të ishte zonja e parë e SHBA-ve.
Më jepni rastin. Ndoshta pas tetë vitesh di të jem president, ka thënë Jay-Z, i cili megjithatë është i kënaqur me punën e presidentit aktual Barack Obama, përkundër humbjes së partisë së tij në Dhomën Përfaqësuese.