09 Janar 2025

Jay Z padit Rita Orën

Londër, 2 shkurt - Rita Ora është paditur për 2,3 milionë dollarë nga Jay Z, me akuzën se ka thyer kontratën e saj të lidhur me producentin, duke sjellë dështimin e daljes së një albumi të dytë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është një nga prurjet e para të reperit në vitin 2008, kur ajo nënshkroi një kontratë menaxhimi dhe një marrëveshje për 5 albume, dhe kur Rita Ora ishte vetëm 18 vjeç. Deri më sot ajo ka publikuar vetëm një album, në vitin 2012.

Marrëdhënia mes tyre është prishur tashmë, pasi edhe vete Rita paditi në dhjetor kompaninë e Jay Z, duke pretenduar se kontrata e saj nuk po zbatohet.

Mediet shkruajnë se, “në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, Ora ka regjistruar disa këngë, por albumi është penguar nga kontrata e saj me kompaninë “Roc Nation”, të reperit Jay Z”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)