Jay Z dhe Beyonce pëlqejnë "Livin La Vida House"
Miami Beach, 6 dhjetor - Çifti i famshëm i muzikës Jay Z dhe Beyonce janë pranë blerjes së shtëpisë së Ricky Martin në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e këngëtarit porto rikan ndodhet buzë oqeanit dhe vlerësohet afërsisht te 12,5 milion dollarët. Çifti i shoqëruar edhe nga agjenti i tyre imobilarë kanë vizituar banesën e Martin por ende nuk kanë dhënë ofertën e tyre përfundimtare.
Vila e Ricky Martin ka 7 dhoma gjumi, 10 banja, apartamnet të madh dhe shumë gjëra të tjera që kërkon në çift VIP.
Raportohet nga mediat amerikane se këngëtari latin e ka blerë vilën në vitin 2005 me një çmim që kap vlerën e 10 milion dollarëve.