Javën tjetër fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit DOKUFEST
Prishtinë, 8 gusht Të premten në Prishtinë u mbajt konferenca për shtyp e festivalit DokuFest, me çrast u prezantua programi i plotë i edicionit të 13-të të festivalit , i cili do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë.
Të zgjedhura nga një numër rekord i 2.400 aplikimeve, festivali do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara ndërsa pritet që në festival të jenë mbi 200 mysafirë, përfshirë filmëbërës, producentë dhe emra eminentë të kinematografisë.
Drejtor i programit artistik Doku Fest, Veton Nurkullari, ka deklaruar se tema e këtij edicioni të DokuFest është Ndryshimi dhe kampanja dhe sllogani Ndrysho, mos u mshef i bëjnë homazh forcës së heshtur të qytetarëve dhe përpjekjes së qytetarëve të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit everyday rebellion dhe mbyllet me shfaqjen e 20 feet from stardom. SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik si Harlan County USA nga Barbara Kopple, Hoop Dreams nga Steve James dhe Hearts and Mindsnga Peter Davis, ka theksuar ai.
Sipas tij një numër i filmëbërësve, producentëve dhe profesionistëve të filmit pritet të jenë të pranishëm në festival, në mesin e tyre kameramani Richard Pierce dhe Lynzee Klingman që është njëri ndër editorët e Hearts and Minds, Christian Frei, regjisor i filmit Sleepless in New York, Marilyn Ness, producent i 1971 dhe E-TEAM si dhe shumë të tjerë, nga rajoni dhe nga jashtë. Festivali do ti bëjë homazh filmëbërësit austriak Michael Glawogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit.
Një shiqim gjithpërfshirës në skenën e filmit eksperimental austriak do të prezantohet përmes programit special Austrian Experiments. Filma për muzikë, teknologji dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë poashtu pjesë e programit, ka theksuar ai.
Dokuphoto do të hapet më 15 gusht dhe do të sjell fotografin e njohur dhe anëtarin e Agjencionit të Fotografisë VII, Donald Weber, i cili të ekspozojë projektin e tij të fundit Barricade: The EuroMaidan Revolt që mbledh portrete të njerëzve që Donald Weber takoi në rrugë si dhe kokteleve Molotov që kanë qenë arma e zgjedhur e protestuesve EuroMaidan në Kiev. Përveç kësaj, Donald Weber do të mbaj një masterklasë për tregimin e storieve dhe ndërtimin e narrativës vizuele përmes fotografisë si dhe do të jetë pjesë e një seance të shqyrtimit të porotfoliove (portfolio review) drejtuar fotografëve profesional të cilët dëshirojnë të diskutojnë për punën e tyre.
Ngjarja katër ditore Doku:tech, një iniciativë në bashkëpunim Fondacionit IPKO, Fondacionit SHARE do të sjell një seri e folësve, diskutimeve dhe punëtorive rreth temave të sigurisë digjitale, monitorimit dhe privatësisë, burimit të hapur dhe njohurive të hapura, ndërrmarrësisë sociale dhe tema të tjera të ngjashme. Inxhinierë, shkrimtarë, futurista, inovatorë, aktivista, bashkëthemelues të institucioneve gjigante të internetit, mendimtarë pro dhe kundër internetit, do të vijnë në Prizren ekskluzivisht për këtë ngjarje e cila mbahet nga data 19-22 gusht.
Krahas projeksioneve e koncerteve të muzikës, këtë vit DokuFest do të vazhdojë traditën si nikoqir i paneleve, master klasave dhe punëtorive të ndryshme. Këto aktivitete, që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse, do të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej. Paneli Ballafaqimi me të kaluarën do të sjell panelistë të diskutojnë për ndërtimin e paqes, tolerancës dhe ballafaqimin me të kaluarën në konflikte shoqërore të zgjatura.
Një bisedë mes mes të arkitektëve, planifikuesve urban dhe antropologëve në lidhje me hapësirën publike dhe memorien kolektive të të jetuarit në qytet do të përbëj panelin Qytetet Komplekse. Ndërsa në panelin Pesë vjet më pak do të diskutohet mbi jetëgjatësinë mesatare në Kosovë, në veçanti mbi faktin se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se kombet e tjera në rajon për shkak të ndotjes me qymyr.
Regjisori i nomunuar për Oskar Christian Frei dhe Drejtori i Fotografisë i nominuar për Çmimin Emmy Peter Indergand do të jenë pjesë e një master klase dhe të flasin për bashkëpunimin e tyre në krijimin e filmave WAR PHOTOGRAPHER, SPACE TOURISTS dhe SLEEPLESS IN NEW YORK. Regjisorja e filmit My Name is Salt Farida Pacha dhe producenti dhe kameramani Lutz Konermann do të jenë pjesë e një master-klase tjetër në lidhje me apektet teknike, formale dhe ato të produksionit të filmit siç janë financimi me kampanjë crowd-funding.
Me anë të një bashkëpunimi me Galeria e Arteve e Kosovës / The Kosova Art Gallery dhe si pjesë e edicionit të dhjetë të Ekspozitës Ndërkomëtare Muslim Mulliqi - SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike do të shfaqen tre filma të jashtëzakonshëm të filmëbërësit Iranian Parviz Kimiavi të cilat do të diskutohen nga kuratorja Corinne Diserens dhe Catherine David - Zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris.
Punëtoria e filmit Common Ground do të mbledh shkrimtarë, kritikë, blogerë, gazetarë dhe filmëbërës të interesuar në kritikë të filmit dhe ti prezantojë ata me praktikën e kritikës së filmit. Pjesëmarrësit e programit të DokuFest Stories We Tell do të jenë pjesë një punëtorie 3-ditore me kameramanin e naajohur dhe regjisorin Richard Pearce (Hearts and Minds, The Road to Memphis, Woodstock) për tregimin e storieve me kamerë. N
dërsa Kino Prizreni do mbeldh filmëbërësit nga e gjithë bota do të takohen në Prizren për të shkruar, xhiruar, edituar filmat e tyre me një buxhet jo-ekzistues dhe me pajisje dhe ekpertizë të përbashkët. Punëtoria BDC Discoveries 2014 nga Balkan Documentary Center do të dokusohet në bashkimin e profesionistëve me projekte dokumentare që kanë potencial ndërkombëtar.
Dokukids festivali i fëmijëve sivjet mbush 8 vjeç dhe do të sjell tre punëtori të cilat targetojnë grupmosha të ndryshme të femijëve. Me anë të punëtorisë Rabbitland 2 ata do të mësohen të krijojnë film stop-motion duke krijuar vetë personazhet e tyre të filmit.
Punëtoria Eksplorimi i ujit do ti mësojë pjesëmarrësit të eksplorojnë temën e ujit nëpërmjet aktiviteteve kreative dhe interaktive të cilat kombinojnë argëtimin, shkencën dhe artin. Në fund, me anë të punëtorisë Teatri live, fëmijët do të mësojnë të tregojnë storie nëpërmjet vallëzimit dhe lëvizjeve fizike. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në sheshin e Shadërvanit, që do të kombinojë vallëzimin, muzikën dhe poezinë.
Program i koncerteve të muzikës DOKUNIGHTS / August 16-24, Prizren do të sjellë për herë të parë Retrovizorja me Elina Dunin me muzikën që e inspiroi një gjeneratë të tërë. Album i ri i Shpat Deda, Shkendijë, do të promovohet për herë të parë në DokuNights ndërsa ceremonia e mbylljes sdo të sjellë bendin Fanfara Tirana me jo më pak se 14 muzikantë që performojnë dhe vallëzojnë të gjithë bashkë me muzikën e tyre tradicionale shqiptare përzier me ritme të tjera ballkanike.
Muzikantë tjerë që do të performojnë te skena e Andrrës të DokuNights janë: Molly Nilsson dhe ManMachine, DBridge, Hypertech, Labinot Sponca, Agnes, Angry Youth, Liquorish Dubz Rec, ZHABA, Grimm Limbo, Panda dhe Legoff, Britta Arnold, Elliver, Jehonë, The John (official), Pinkmetal, Snezhinka, Mirëlinda, Lleo, Ewox & Tamarinsky, Viga.