Janet Jackson i kthehet skenës muzikore
Nju Jork, 11 shkurt - Janet Jackson është parë në publik të mërkuren për herë të parë pas operimit.
Fituesja e çmimit GRAMMY ishte e preokupuar me shëndetin kohët e fundit por të hënën ajo e bëri një lajmërim për adhuruesit e saj.
"Hej unë po përgatitem për turneun tim në Evropë," shkruajti ajo. "Mezi pres të ju takoj! #Unbreakable."
Këngëtarja 49 vjeçare kishte njoftuar gjatë krishtlindjeve se ishte e detyruar të bënte një ndërhyrje kirurgjike e cila do ta detyronte atë që ta shtynte turneun e saj për pranverë. Ky turne ishte i paraparë që të fillonte më 9 janar.