Janet Jackson dëshiron të krijojë familje
SHBA, 2 mars - Janet Jackson ka zbuluar dëshirën për të filluar familje me partnerin e saj Jermaine Dupri.
Këngëtarja 43-vjeçare, e cila është në një lidhje jo të qëndrueshme me Dupri, ka thënë se në mesin e dëshirave të saj të së ardhmes janë të depërtojë në teatër dhe të ketë fëmijë.
"Në një aspekt dua të bëj teatër, është diçka të cilën gjithmonë kam dashur ta bëj. Do të realizoj më shumë filma, dhe dua të kem fëmijë", ka thënë Janet në një intervistë për revistën Gotham.