Janet fajëson mjekun për vdekjen e Michael
SHBA, 5 prill - Janet Jackson ka pranuar se ajo fajëson mjekun Conrad Murray, duke insistuar se ai është përgjegjës për vdekjen e vëllait të saj Michael Jackson.
Murray pritet të paraqitet në gjykatë më 5 prill, nën akuzën për vrasje të Mbretit të muzikës Pop, Michael Jackson.
Mjeku është deklaruar i pafajshëm, por motra e ikonës së muzikës ka thënë në emisionin televiziv të Oprah Winfreyt se ajo e fajëson Conrad Murrayn për vdekjen e vëllait të saj.
"Po, unë e fajësoj atë. Ai është njeriu që merrej me administrimin e ilaçeve, sipas asaj që di unë", tha Janet Jackson.