Jane Fonda gruaja më e vjetër që shfaqet në revistën ,,W"
Nju Jork, 20 maj - "Unë mendoj se është e çuditshme se si njerëzit në këtë moshë më quajnë akoma ikonë e modës," thotë Jane Fonda, e cila në moshën 77 vjeçare është gruaja më e vjetër që mbush faqen e parë të revistës ,,W" për sezonën e verës.
Ajo tregon se si tani ajo i kushton vëmendje pamjes së saj dhe se si ajo e prezenton veten para të tjerëve.
Përvoja e çilimit të kuq i ka mësuar asaj se si të bëhet më e vëmendshme dhe më strategjike edhe rreth pjesëve më të pafavorshme të trupit, të cilat sipas saj duhet të mbulohen nëse nuk duken mirë për publikun.