22 Dhjetor 2024

James Bond mbush 86 vjec

SHBA, 6 tetor - “Bond, James Bond”. Me këtë fjali u pergjigj kur e pyeten për emrin, agjentin sekret 007 me të famshëm të kinematografisë në filmin e parë të sagës së titulluar “Dr. No”, i cili doli në sallat e kinemasë angleze plot 48 vite më parë në 5 tetor të 1962-shit.

James Bond, interpretohet në këtë film nga Sean Connery me regji të Terence Young. Nje nga skenat me te permendura te filmit nder vite, eshte ajo kur del nga uji me te gjithe shkelqimin e saj Ursula Andres me bikini. Jane 22 filmat me protagonist agjentin 007, ne nje hark kohor qe nis ne 62-shin deri ne 2008-en.

6 aktoret qe e kane interpretuar ate pas Connery-t, protagonist i 6 filmave, australiani George Lazenby, per te kaluar me pas tek Roger Moore qe e luajti rolin ne 7 filma, fillimisht tek “Live and let die”. Timothy Dalton ne dy filma, Pierce Brosnan ne tre dhe Daniel Craig ne dy te fundit. Personazhi i James Bond u krijua nga shkrimtari dhe gazetari i Reuters, Ian Fleming. Agjenti 007 eshte protagonist i romaneve te Fleming.

Dy zerot ne gjuhen e agjenteve te spiunazhit tregojne se ka license per te vrare. Ditelindja qe i ka vendosur autori eshte 12 nentor i 1924-es, pra sipas matematikes kete vit personazhi duhe te mbushe 86 vjec. Karakteristikat, praktikues i arteve marciale dhe pajisjeve te teknologjise se larte, njohes i te gjitha fushave te dijes dhe duke patur parasysh numrin madh te grave qe ka patur, padyshim terheqes i vemendjes femerore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)