Jahjaga vizitoi panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore
Prishtinë, 6 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi panairin e Artizanatave dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, i cili po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Qendra e Gruas Dera e Hapur.
Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, organizohet në kuadër të Ditëve të trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë.
Në këtë panair, janë ekspozuar punime artizanale të artit aplikativ, të punuara në materiale të ndryshme si në tekstil, gurë, dru si dhe kostume popullore, dhe ushqim tradicional.