Jackson, një vit pas vdekjes, pasuria 1 miliard dollar
SHBA, 24 qershor - Një vit nga vdekja e Michael Jackson, i cili humbi jetën më 25 qershorin e shkuar në moshën 50 vjeçare, duket se pasuria e tij ka pasur rritje.
Edhe pse sasia e borxheve të këngëtarit ishte e madhe, falë shitjes së pajisjeve dhe spektakleve të organizuara nga shtëpia e tij diskografike janë përfituar 1 miliard dollarë, duke u dhënë mundësinë administruesve të paguajnë borxhet e pasardhësve, mamasë Katherine dhe fëmijëve Paris, Prince Michael e Blanket.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja muzikore Billboard.com, që sot mbretit të popit i ka dedikuar një speciale.