Ismet Bogujevci nderohet me titullin Doajen i Ansamblit
Me këtë rast, ministri Shala e përgëzoi Bogujevcin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në fushën e artit dhe të kulturës në Kosovë ndër vite.
Ai, po ashtu, u shpreh se MKRS-ja do të vazhdojë të mbështesë artisët e Kosovës, duke krijuar lehtësira për veprimtarinë e tyre dhe njëherësh duke nxitur promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave të tyre kulturore dhe artistike.
Doajeni Bogujevci e falënderoi ministrin Shala për pritjen, vlerësimet dhe nderimin dhe tha se kjo mirënjohje është një nxitje për të që edhe më tutje të vazhdojë të punojë për të kultivuar artin e muzikës