Ismail Kadare, më 21 maj vjen në Pejë
Prishtinë, 20 prill - Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, më 21 maj do të vijë për vizitë në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Epoka e re, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj.
Ai ka bërë me dije se shkrimtari shqiptar Ismail Kadare do të marrë pjesë në takimet ndërkombëtare letrare Azem Shkreli, që organizohen, më 21 maj në qytetin e Pejës, në orën 11:00, në teatrin Istref Begolli.