Ish-i dashuri kërkon 20 milionë nga GaGa
SHBA, 22 mars - Lady GaGa është duke u akuzuar me 20 milionë paund nga ish-i dashuri i saj, i cili thotë është merita e tij për shndërrimin e saj në yll. Producenti Rob Furasi, i cili kishte shkruar këngën 'Paparazzi', supozon se GaGa e kishte shkarkuar atë pas prishjes së lidhjes së tyre.
Furasi beson se ai meriton më shumë se sa një çek prej 406 mijë funtesh që i është dhënë nga GaGa për faktin e kishte ngjitur atë në skenë dhe i kishte ndihmuar të nënshkruajë marrëveshje incizimi.
Akuza kundër GaGa, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, është dërguar të mërkurën në gjykatën e lartë në Manhattan.