Ish i dashuri i Ariana Grandes i kushton një këngë asaj
Londër, 4 shkurt - Ish i dashuri i këngëtares së njohur Ariana Grande, Nathan Sykes do të këndoj një këngë për relacionin që kishte me të.
Në një intervistë të dhënë për Daily Star më 2 shkurt ai tregon për këngën dhe shpalos arsyet e ndarjes mes tyre.
Një nga këngët e albumit tim të ri është për Arianën. Ajo nuk e ka dëgjuar akoma. Duke e njohur Arin, unë e dij se ajo nuk do të reagoj keq. Ajo është një vajzë e shkëlqyeshme dhe ne u ndamë vetëm për shkak të largësisë\", tha ai për Daily Star.