Isa Boletini do të varroset në Boletin të Mitrovicës
Prishtinë, 26 maj - Në takimin e sotëm të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e ri të familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini, ka rishqyrtuar vendimin e mëparshëm dhe unanimisht ka marrë vendim që, rivarrimi i eshtrave të heroit Isa Boletini të bëhet në Boletin të Mitrovicës, më 10 qershor 2015.
Më pastaj në punimet e tij KO, përmes raportimit dhe diskutimeve shqyrtoi nivelin e përgatitjeve që janë bërë në këtë drejtim dhe ato që kanë ngelë për tu kryer, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendrorë.
Opinioni publik dhe mediat me kohë do të jenë të informuara për detajet e agjendës dhe përgatitjet që do të zhvillohen në ditët në vazhdim.
Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini me 13 maj 2015 pati marrë vendim që eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini të rivarrosen në Vlorë.