Institucionet e kulturës bëhen me nënkode të veçanta buxhetore
Prishtinë, 27 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u bazuar në Strategjinë Afatmesme për Zhvillim të Kulturës, si dhe konform legjislacionit në fuqi për fushën e kulturës të Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik dhe institucionet e kulturës se është bërë pavarësimi i institucioneve kulturore të Kosovës, me nën kode të veçanta buxhetore.
MKRS-ja e vlerëson këtë hap tejet të rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejtë në pavarësimin e institucioneve kulturore, dhe po ashtu, në funksionalizmin e tyre sa më profesional e efikas.
Institucionet të cilat kanë përfituar nga kjo, janë: Teatri Kombëtar i Kosovës; Filarmonia e Kosovës; Opera e Kosovës; Baleti Kombëtar i Kosovës; Qendra Kinematografike e Kosovës; Ansambli KSHKV Shota, si dhe Galeria Kombëtare e Kosovës.