Inject shfaq historitë e grave, dhunës dhe pronës në Kosovë
Prishtinë, 11 mars - Sot Kinema Armata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject në vazhdën e Muajit të Gruas shfaqë dokumentarin “Jo Prona Jote”.
Shfaqja dokumentarit “Jo Prona Jote” ngërthen histori nga të mbijetuarat e dhunës në familje nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe përkushtimin e tyre për t’u ballafaquar me çështje ekonomike e ligjore si ndryshimbërëse frymëzuese.
Duke shtjelluar lidhjen në mes dhunës dhe të drejtave pronësore, filmi fokusohet në atë se si normat zakonore ndikojnë në pronësinë e grave dhe në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës në familje.