Inicohet themelimi i Qendrës Kulturore Gjermane në Kosovë
Prishtinë, 28 qershor - Shoqëria Kosovare Gjermane në kuadër të aktiviteteve të saja ka organizuar sot festen e stines së verës.
Në këtë festë prezent ishin përfaqesues të shoqerisë civile, politikes, ekonomisë dhe te diplomacisë.
Në kuader të këtij manifestimi është iniciuar idea për themelimin e Qendrës Kuluturore Gjermane (Shtëpia Gjermane, Deutsches Haus).
Kryetari i Shoqerise Kosovare-Gjermane KODEF, Gezim Mehmeti, gjate ketij takimi theksoj rendesin e kesaj iniciative ne forcimin dhe kultivimin e raporteve kulturore, shoqerore, ekonomike ne mes Kosoves dhe Gjermanise.
\"Kjo shtepi Gjermane, do te jete pasqyra e vlerave kulturore dhe do te jete ure lidhese per shkembimin e eksperiencave ne mes dy vendeve.\"
\"Ajo do te jete e para e ketij modeli ne Kosove, regjion dhe ne Europe dhe jam i bindur se qytetaret tone do te jene me afer Gjermanise, permese aktiviteteve qe do te zhvillohen ne kete qender, siq jane: informacione rreth temave aktuale ne Gjermani, Konferenca, Seminare, Diskutime te ndryshme, lexime letrare etj\" shtoj, Mehmeti.
Shtepia Gjermane do te jet investim i diaspores sone, kompanive afariste, ne shenje te falenderimit per mundesine qe shteti gjerman i ka dhene komunitetit tone ne kete vend si ne aspektin e integrimit, shkollimit dhe ne zhvillimin e biznesit.