Industria e filmit kalon nga Los Angelos në qytet tjera
Los Angelos, 9 dhjetor - Shumë njerëz e quajnë Los Angelosin, selinë e Hollywood-it, kryeqytetin e argëtimit në botë.
Por shumë prej industrisë së filmit dhe televizionit në këtë qytet po e lënë Los Angelosin dhe po vendosen në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara apo edhe më tej, për një numër arsyesh.
Është kohë dreke në këtë shesh xhirimesh të një programi televiziv në Las Vegas. Shumica e filmave të rinj televizivë këtë vit nuk janë xhiruar në Californi.
Steve Michelson është bashkëpronar i një kompanie që furnizon me ushqime stafin e këtij programi. Ai thotë, se vitet e fundit bizneset në Los Anxhelos kanë rënë.
Dje më telefoni një kompani si e jona. Ata donin të shisnin 5 kamiona të tyre, sepse po e mbyllnin biznesin.
Disa furnizues të industrisë së filmit dhe televizionit po e lënë Los Anxhelosin, duke ndjekur prodhimin e filmave në qytete të tjera. Paul Audley është president i kompanisë Film LA, e cila nxjerr lejet e vendeve të xhirimit për producentët e filmit. Ai thotë se ka patur ndryshime dramatike kryesisht në industrinë e televizionit.
Këtë vit përshembull, nga 23 filma televizivë, 21 janë xhiruar jashtë shtetit, dhe mendohej që ato të filmoheshin këtu. Kemi patur më shumë se 80 përqind të televizionit dhe tani kemi rënë në 40 përqind.
Bela Bajaria, një drejtuese e lartë në kompaninë Univerasal Television, thotë se drejtuesit e studios marrin në konsidertarë dy faktorë kryesorë kur vendosin të xhirojnë - nëse duhet të xhirojnë në shesh xhirimesh apo qendra të banuara.
Një pjesë e rëndësishme është krijimutaria. Një tjetër element po kaq i rëndësishëm, janë taksat.
Bela Bajaria thtoë se qytet e tjera janë bërë tërheqëse për studiot e filmit rreth një dekadë më parë.
Nju Orlinsi ishte i pari që u mendua për të punuar pasi ka sistem më të ulët taksash. Edhe një sërë qytetesh të tjera u morën në shqyrtim pas tij.
Në vitin 2004, New Orlinsi ishte qyteti mikëpritës për 16 filma ose projekte televizive. Kët vit, atje ka më shumë se 50 prodhime të studiove të filmit thotë Katie Williams, regjizore e studios Film, New orlens përmes një interviste në Skype.
Nuk mendoj se mund ta realizojmë këtë pa përfitime në taksa.
Nxitja përmes sisteimt të taksave ka ndihmuar në rritjen e indusrisë së filmit.
"Duke e parë nga ky këndvështrimë, çdo gjë që i duhet një projketi për tu realizuar gjendet në këtë shtet dhe veçanërisht në qytetin e Nju Orlinsit. Kjo sjell punë në këtë qytet.
Nju Jorku është një tjetër qytet që ka sistm të mirë taksash për industrinë e filmit dhe televizionit. Douglas Steiner është kryetar i studios Steiner në Bruklin, e cila po shton aktivitetin e saj.
Bashkiaku Bloomberg e ka bërë të lehtë që të xhirohet në Nju Jork, edhe guvernatori Cuomo e ka bërë të përballueshme xhirimin këtu.
Paul Audley i kompanisë Film LA thotë se ndonëse Kalifornia ka një sitem të mirë taksash, ky sistem nuk ëashtë aq bujar.
Fatkeqësisht ne nuk kemi sasinë e mjaftueshme të parave për të konkuruar vërtetësisht.
Dhe konkurrenca tashmë është ngritur në shkallë botërore, me Kanadanë, apo vendet e Europës dhe Azinë; të gjithë të tërhequr nga përfitimet e Hollywood-it.