06 Janar 2025

Inaugurohet shtëpia e mysafirëve në manastirin e Draganacit

Prishtinë, 1 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian sot organizon inaugurimin e projektit \"Ndërtimi i shtëpisë së mysafirëve dhe rinovimi i oborrit të manastirit të Draganacit në Komunën e Novobërdës\".

 Ky projekt është pjesë e punësimit përmes programit “Kosova e Bukur”, i cili po mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe për të krijuar vende pune afatshkurta për të papunësuarit për një kohë të gjatë në Kosovë.

Përmes këtij projekti, infrastruktura e Manastirit në Draganac është përmirësuar përmes ndërtimit të shtëpisë së mysafirëve për vizitorët, vendparkimit dhe shtigjeve për ecje me gurë natyralë brenda oborrit, përfshirë këtu instalimin dhe riparimin e ujërave të zeza, ujit, drenimit dhe rrjetit të energjisë elektrike. Ky projekt është zbatuar gjatë periudhës gusht 2015 - maj 2016.

Gjithsej 180,780 euro janë shpenzuar për këtë projekt, përfshirë kontributin e komunës me 9,208 euro.

Ndikimi i këtij projekti në punësim është si në vijim: janë krijuar gjithsej 75 vende pune, përfshirë 66 persona të regjistruar si të papunë për një kohë të gjatë në Qendrën për Punësim. Prej atyre 66 personave të punësuar, 55 nga minoriteti serb, 4 gra dhe 27 të rinj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)