Inaugurohet Shtëpia e Kulturës në Shtime
Shtime, 13 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe Libor Chlad nga BE-ja bëjnë inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shtime.
Komuna e Shtimes ka përfituar nga fondet IPA të BE-së të ndara për përmirësimin e infrastrukturës në komunat e Kosovës, në rastin konkret ndërtimin e hapësirës për ngjarje kulturore në qytezë.
Shtëpia e Kulturës tashmë është përfunduar dhe do të inaugurohet këtë javë nga përfaqësuesit e qeverisë dhe BE-së.