28 Dhjetor 2024

Inaugurohet Parku i të Martuarve

Prishtina, 7 gusht - Komuna e Prishtinës ka inauguruar Eko-Parkun e parë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në hyrjen kryesore të qytetit.

Me normat e ndotjes që tejkalojnë normalen në Prishtinë, ky projekt është realizuar në përpjekjet për të ulur ndotësit e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ky Eko-Park është tërësisht unik në vend. Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë. Parku ka kapacitet për mbjelljen e 120 drunjëve, i cili krijon një oazë të vogël në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit me kapacitet për të absorbuar rreth 200,000 kg CO2 për 10 vitet e ardhshme.

“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frutin në ditët në vijim”, tha Ambasadori Delawie.

Kryetari Ahmeti po ashtu përgëzoi  realizimin e këtij eko-parku, duke theksuar rëndësinë e lartë që ka për anëtarët e komunitetit tonë.

"Është një akt i veçantë dhe i paharrueshëm që sot po mbjellim një fidan për të simbolizuar bashkimin e jetës sonë dhe për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm për dy njerëz", thanë për fund çifti i sapo kurorëzuar teksa mbillnin fidanin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)