23 Dhjetor 2024

Inaugurohet Katedralja e restauruar e Novobërdës

Prishtinë, 27 maj - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz.

Katedralja e Novobërdës është dëshmi e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore dhe fetare të Kosovës.

Restaurimi i kryer ravijëzon zhvillimet përgjatë shekujve: në pah dalin fazat e ndryshme të historisë së saj të stuhishme të transformimit dhe shkatërrimit.

Ndërtimi i Katedrales së Novobërdës daton nga shekulli i XIV dhe gjatë shekujve në vazhdim. Ajo ka qenë subjekt i transformimeve të ndryshme deri në shkatërrimin pothuajse të plotë.

Në fillim katedralja është ndërtuar si kishë katolike, në afërsi të kështjellës mesjetare së Novobërdës, të restauruar rishtaz.

Katedralja është një nga ndërtesat më të vjetra, si dhe një nga objektet më tö vlefshme të zbuluara deri tani në qytetin e Novobërdës.

Gjetje të ndryshme gjatë punëve të restaurimit e kanë vërtetuar vazhdimsinë e vendbanimeve në periudha të ndryshme historike të vjetra  disashekullore.

Projekti është financuar nga Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë dhe është implementuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Një ekip ekspertësh nga Instituti Arkeologjik i Kosovës ka punuar në gërmimin, konservimin dhe restaurimin e katedrales që nga viti 2017.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)