Imamët e të gjitha xhamive do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë
Prishtinë, 16 shkurt - Bashkesia Islame ka bërë te ditur se me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku do t’u drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë.
Po ashtu sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për vlerën e rëndësinë e kësaj dite të madhe të shtetit tonë.