24 Dhjetor 2024

“I ligu për mend”, shfaqja më e mirë në Festivalin “Talia e Flakës 2019”

Gjilan, 28 janar - Shfaqja “I ligu për mend” e autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës e ku  luajtën aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës është përzgjedhur si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2019”.

Juria vlerësuese e Festivalit ka ndarë edhe çmimet e tjera, që tradicionalisht jepen në këtë Festival, kurse e veçantë kësaj radhe ishte çmimi që e ndau drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi për vepër jetësore e karrierë aktorit të mirënjohur gjilanas, Jashar Shahiqi.

Në këtë Festival u dha edhe çmimi special, i cili i ka takuar aktores së re Vanesa Petrovci, çmimi i parë për aktoren më të mirë i ka takuar Ilire Vincës, aktori më i mirë u vlerësua Luan Jaha, drama më origjinale ishte ajo e Enver Petrovcit.

Me mirënjohje janë nderuar të gjitha trupat pjesëmarrëse të teatrove.

Shpresa Kurteshi – Emini, kryetare e Bordit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, ka përcjellë përshëndetje dhe mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan në Festival, i cili doli tejet i realizuar.

Ajo ka shprehur falënderim për përkrahje edhe për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorin e Teatrit, Erson Zymberi. Kurteshi – Emini ka shtuar se sivjet “Flaka e Janarit” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Para dhënies së çmimeve është dhënë shfaqja “Kur hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit.

Në të luajtën Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi. Skenografia e shfaqjes është bërë nga Lebibe Topalli, kostumografia nga Pranvera Sylejmani, ndërsa muzika nga Shaban Ratkoceri.

Ngjarja në këtë shfaqje lidhet me kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e Pavarësisë.

Në të paraqitet përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe fati tragjik i personazheve, derisa nëtë vite më pas edhe periudha në prag dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe fundi tragjik i Hanës, nuses që humbi burrin në luftë. Fatin e Hanës dhe të personazheve që u paraqitën në këtë shfaqje e kishin edhe shumë familje të tjera kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)