10 Janar 2025

"Hyjnesha në Fron" shfaq pesë filmat e parë të metrazhit të shkurtër

Prishtinë, 18 nëntor - Gjatë ditës së sotme, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘Hyjnesha në Fron’ ka shfaqur pesë filmat e parë të metrazhit të shkurtër.

Filmat ‘Finally Home’ nga Shqipëria, ‘Drops of Smoke’ nga Brazili , ‘Fati’ nga Kosova’Music Room’ nga Franca dhe ‘The Sun and the Wind’ nga Greqia janë shfaqur në trenin , i cili po udhëtonte nga Fushë Kosova në Pejë.

Gjatë kthimit nga Peja musafirë të shumtë nga fusha të ndryshme patën rastin që në ambientet e kupeve të trenit të ndjekin nga afër punëtorinë e aktorit të famshëm, Enver Petrovci.

Tema qëndrore në të cilën u ndalë Petrovci  ishte ‘aktori në film dhe sfidat në profesionin e aktrimit’.

Mysafirët në tren kanë shijuar tingujt muzikor në interpretim nga aktorja dhe solistja Makfire Miftari, të cilën e shoqëroi me tingujt e kitares, Naser Dula.

Paralelisht me sesionet në brendinë e trenit, në hapsirat e Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, FestFilmKosova ka shfaqur edhe filmin dokumentar për vendlindjen dhe segmente të jetës së aktores shqiptare Marjeta Larja. Prezente në sallë ishte edhe Larja,për të cilën pas filmit ishte paraparë sesioni I bashkëbisedimit me spektatorët e Festivalit.

Në orën 19 në kuadër të garës së filmave të metrazhit të gjatë në ditën e dytë të Festivalit është shfaqur filmi nga Kroacia ‘Kosac’.

Nga aktivitetet anësore të Festivalit gjatë ditës së dytë u vërejtën aktivitetet për promovimin e kultuirës së romëve, ashkalinjëve dhe të egjiptasve, si dhe ato pë promovimin e gruas në biznes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)