Hudgens: Skena ime e parë erotike me ka tronditur jashtë mase
Hollywood, 16 nëntor - Vanessa Hudgens është shprehur se skena e parë e saj erotike në kinematografi në filmin e saj më të fundit Spring Breakers e ka tronditur jashtë mase.
Në filmin provokativ, aktorja 23-vjeçare është e përfshirë në një skenë intime treshe, ku protegonistë janë edhe James Franco e Ashley Benson.
Në një intervistë për revistën kanadeze Glow, Hudgens thekson: Ishte shumë e sikletshme për mua. I thashë agjentit tim që nuk do xhiroj më kurrë skena erotike.
Sipas ENews, filmi Spring Breakers është i mbushur me skena seksi ku katër shoqe ngatërrohen me një trafikant droge të rrezikshëm.
Vanessa Hudgens aktualisht është e lidhur me aktorin dhe muzikantin Austin Butler