HRW kritikon koncertet e Bob Dilanit në Kinë dhe Vietnam
Washington, 11 prill - Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dilan, 69 vjeç ka mbajtur koncertin e tij të parë në Vietnam, që udhëhiqet nga komunistët.
Këngëtari i njohur nga dashamirët e muzikës për këngët e tij kundër luftës, të dielën e mbajti konceritn në qytetin Ho Shi Min, ish Sajgon, pas pothuajse 36 vitesh, pasi trupat e Shteteve të Bashkuara u larguan nga Vietnami, në fund të luftës atje.
Por, siç ndodhi edhe në koncertin në Pekin, të cilin Bob Dilan e mbajti para një jave, në Vietnam ai nuk i këndoi dy këngët e njohura të tij, që mund të shihen si me nota politike, The Times They Are a-Changin dhe Blowin in the Wind.
Duke e cituar mungesën e këtyre dy këngëve, organizata Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka akuzuar Bob Dilanin për dyshim se ai ka lejuar që qeveritë në Kinë dhe Vietnam t`i thonë atij se çfarë të këndoj.
Sipas HRW, në vend të dërgimit të mesazhit për liri dhe shpresë, zoti Dilan i ka lejuar të zgjedhin repertorin e tij të këngëve.