Hoxhaj mbështet financiarisht ekipin e filmit Fusha e Mëllenjave
Prishtinë, 5 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar ekipin e filmit Fusha e Mëllenjave, vetëm një ditë para se ky ekip të udhëtojë për në Londër ku do ti vazhdojnë xhirimet e filmit.
Ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë punën e ekipit të filmit Fusha e Mëllenjave, ndërsa u ka garantuar mbështetje në rrugën e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare me këtë projekt.
Projekte si ky film i regjisores Arzana Kraja dhe producentëve Harvey Ascott dhe Besnik Krapi kanë potencial të madh për të shënuar suksese në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Ne jemi takuar edhe më herët dhe kemi mbajtur kontaktet me ekipin e filmit, dhe unë u kam garantuar për mbështetje të këtij projekti nga unë si ministër i Jashtëm dhe nga MPJ, ka thënë Hoxhaj.
Ministria e Punëve të Jashtme ka financuar udhëtimin e 19 personave të ekipit dhe akomodimin e tyre në Londër për tri javë.