Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, i pandalshëm
Prishtinë, 20 tetor - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të Atit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq i cili po bënë fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNECO.
Ati Sava Janjiq në rrjetet sociale e ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se kinse ai vitin e kaluar e ka penguar atë të lexojë një fjalim në Këshillin e Evropës.
Por këtë deklaratë të Atit Sava e ka demantuar Hoxhaj.
Hoxhaj në një deklaratë për Epokën e re ka thënë se Ati Sava nuk ka qenë fare në takim të Këshillit të Evropës.
Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i pashmangshëm dhe i pandalshëm. Fushata e Ati Savës i përngjan shumë qasjes së dikurshme të Peshkopit Artemije në Kosovë. Kjo është për keqardhje dhe nuk i shërben paqes dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike në Kosovë, ka thënë Hoxhaj.