25 Dhjetor 2024

Houston, shumë shpejt në ankand fustani i filmit “Truproja”

Beverly Hills, 21 shkurt - Tashmë jemi vetëm një javë pas ndarjes nga jeta të këngëtares së famshme Whitney Houston dhe menjëherë është organizuar një ankand në të cilin do të vihen në shitje fustani dhe vëthët që këngëtarja mbante veshur në filmin “Truproja” me Kevin Costner.

Lajmi është njoftuar nga Darren Julien, presidente e shtëpisë së ankandit “Julien`s auction”, e cila shpjegoi se fustani dhe vëthët e famshëm që Whitney mbante në film do të shiten më 31 mars në Beverly Hills.

Fustani në ngjyrë të zezë është vlerësuar me shifrën e 1 milion dollarëve, por Julian shpreson që shifra e shitjes do të jetë shumë më e lartë.

Gjatë ankandit të 31 marsit do të shiten dhe shumë orendi të tjera të njerëzve të famshëm, ku për tu përmendur një bastun i Charlie Chaplin dhe xhaketa e Clark Gable në filmin “Gone With the Wind”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)