Houston shtyn një koncert si pasojë e një sëmundjeje
SHBA, 7 prill - Diva amerikane e Pop-it, Whitney Houston ka shtyrë një koncert të sajin të planifikuar për mbrëmjen e sotme në Paris për shkak një sëmundjeje, duke vonuar hapjen evropiane të turit të saj botëror që ka pasur një pritje jo shumë të qëndrueshme nga fansat e muzikës në Azi dhe Australi.
Organizatorët e koncertit deklaruan se 46-vjeçarja Houston kishte shprehur shumë entuziazëm në lidhje me hapjen e etapës evropiane të turit të saj botëror në ''Omnisport Bercy'', në Paris dhe keqardhje në lidhje me shtyrjen e koncertit.
"Whitney ka probleme me një infeksion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe pas një konsulte mjekësore, doktorët këshilluan që të shtyhet koncerti", thuhej në një deklaratë të organizatoreve të koncertit.
"Whitney dhe grupi i saj kërkojnë ndjesë së koncerti do të duhet të shtyhet dhe të zhvillohet në një tjetër datë duke qenë se fansat po njoftohen brenda një kohe kaq të shkurtër", thuhet në deklaratë.
Turi i saj do të rifillojë sipas parashikimeve në Manchester, Britani, më 8 prill dhe një date e re për koncertin e Parisit do të bëhet publike brenda pak kohësh.