Hoti e Jamison dakordohen për thellim të bashkëpunimit
Prishtinë, 9 korrik - Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është takuar me përfaqësuesin për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Jeffrey Jamison.
Hoti the Jamison kanë diskutuar rreth prioriteteve dhe sfidave në fushën e kulturës dhe mundësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror.
Të dy janë dakorduar që në të ardhmen të thellojnë mardhëniet nëpërmjet konkretizimeve të projekteve në fushat e ndryshme të kulturës.
Zëvendësministri Hoti tha se është e rëndësishme të bashkëpunohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës posaçërisht në fushën e Diplomacisë Kulturore, Diversitetit Kulturor dhe Trashëgimisë Kulturor.
Hoti tha se një marrëveshje ndërshtetërore do të ishte një hap tejet i rëndësishëm drejt vendosjes së linjave të bashkëpunimit konkret.
Z. Jeffrey Jamison, në anën tjetër, dha mbështetjen e tij dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në të ardhmen nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që mbulon MKRS.
Ai tha se së bashku do të shohim mundësinë se në cilat fusha është e nevojshme të ofrohet ndihmesë, me qëllim intensifikimin e jetës dhe aktiviteteve kulturore.