Holmes, telefonata sekrete me Kidman
Hollywood, 12 korrik - Katie Holmes ka kryer telefonata sekrete me ish-bashkëshorten e Tom Cruise, Nicole Kidman, ndërsa po planifikonte strategjinë për divorcin e saj.
Lëvizjet e Holmes ishin surprizë edhe për vetë Tom. Ajo arriti në kohë që të lëvizte në një apartament të sajin, të ndryshonte numrat e telefonit, të ndryshonte truprojat dhe të kërkonte kujdestarinë e vajzës Suri.
Së fundmi mësohet se 33-vjeçarja ka marrë këshillat e duhura nga Nicole, me qëllim që të evitonte fatin e aktores australiane, e cila tani i sheh shumë rrallë fëmijët e adoptuar që pati nga martesa me Tom.
\"Ato kanë komunikuar me njëra-tjetrën javët e fundit\", tha një burim për revistën \"US Weekly\". Madje mësohet se Nicole e ka mbështetur, duke kujtuar atë që ka kaluar në jetën e saj.
Tom kërkoi divorcin nga Nicole në vitin 2001, pas 11 vitesh martesë dhe ndikoi shumë në marrëdhënien e fëmijëve të adoptuar me nënën e tyre. Të dy fëmijët janë ndjekës të devotshëm të Shëntologjisë.
Nicole, e cila tani ka dy vajza me bashkëshortin e saj Keith Urban, nuk e ka fshehur asnjëherë dhimbjen për distancën e krijuar me fëmijët e tjerë.