Hollywood bën film për Bin Ladenin
Hollywood, 3 maj - Regjisorja e njohur Ketrin Bigellou po punon rreth një filmi të ri të quajtur "Vrite bin Ladenin", i cili pritet të xhirohet së shpejti lidhur me vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaida nga forcat e Shteteve të Bashkuara.
Bigellou, gruaja e parë regjisore, e cila fitoi çmimin Oskar, ka filluar të planifikojë xhirimin e filmit në javët e ardhshme.
Fillimishit filmi mendohej të bëjë fjalë për një mision të dështuar të forcave amerikane për të vrarë kreun e Al Kaidës në rajonin kufitar ndermjet Afganistanit dhe Pakistanit.
Por, pas aksionit të djeshëm në Pakistan, versioni i ri i filmit do të plotësohet me "përfundim të suksesshëm".