Hollywood, 10 meshkujt më të kërkuar
Hollywood, 10 prill - Sipas një sondazhi të kryer nga revista Life & Style, aktorët Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher dhe Jamie Foxx kanë arritur që të klasifikohen në top 10 meshkujt më të kërkuar në Hollywood.
Sipas kësaj revista aktorët e lartëpërmendur kanë pësuar rënie në karierën e tyre, mirëpo prap se prap kanë arritur që të jenë ndër aktorët më të kërkuar në Hollywood.
Sipas këtij hulumtimi të kryer nga revista Life & Style, edhe femrat të cilat kanë ndarë dhe po e ndajnë sërish krevatin bashkë me këta aktorë, cilësohen të kenë qenë femra me shumë fat, që të jenë pranë këtyre meshkujve.
Fjala është për Demi Moore e cila është në lidhje me Ashton Kutcher, për modelën Bar Rafaeli e cila është në lidhje me DiCapri-on si dhe fjala është edhe për Stacy Dash, e dashura e fundit e aktorit Jamie Fox.
Në këtë hulumtim të kësaj reviste ndër meshkujt të cilët cilësohen të jenë top meshkujt në Hollywood, në pozitën e katërt Matt Damon, në vendin e pestë radhitet David Spade, në të gjashtin Jamie Kennedy, në të shtatin Brian Austin Green, në pozitën e tetë ndër 10 meshkujt më të suksesshëm në Hollywood radhitet Jared Leto, në pozitën e nëntë Davit Arquette, ndërsa në pozitën e dhjetë apo të fundit radhitet Andy Dick.