Hobbit vazhdon të dominojë kinematë në SHBA
Hollywood, 5 janar - Në kinematë e Shteteve të Bashkuara, Viti i Ri ka sjellë pak risi deri më tani.
Për fundjavën e tretë me radhë, filmi \"Hobbit: Beteja e pesë ushtrive\" ka bërë para më shumë se çdo film tjetër nga shitja e biletave në SHBA dhe Kanada.
Llogaritjet e bëra nga studiot e Hollywoodit tregojnë se Hobbit, me regjisor Peter Jackson, ka fituar 21.9 milionë dollarë.
Ndërkohë, filmi The Interview, i cili ka bërë bujë për shkak të konforntimeve midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, ka fituar 1.1 milion dollarë prejse ka nisur të shfaqet në numër të caktuar kinemash, dy javë më parë.