Hilton bën plazh për të harruar kritikat nga komuniteti gay
Hawai, 23 shtator - Paris Hilton zgjodhi plazhin, për të kaluar këtë moment në të cilin është vendosur në qendër të kritikave nga komuniteti i homoseksualëve.
Gjatë javës, një uebsajt amerikan publikoi një videokasetë të xhiruar në mënyrë ilegale, në të cilën Hilton aludonte se praktikisht çdo homoseksual është i sëmurë me HIV.
Reagimi ekstrem i 31-vjeçares, e njohur si këngëtare, show-girl dhe trashëgimtare e rrjetit të famshëm të hoteleve Hilton, u bë pasi një miku i saj në taksi, i foli për një aplikacion kompiuterik, që lejon të gjithë homoseksualët të gjejnë njëri-tjetrin në hartë, duke komunikuar kështu me homot më parën vetes.
Biseda personale, sipas Hilton ishte nxjerrë nga konteksti, por ajo kërkoi gjithsesi ndjesë për komentet e bëra.
Megjithatë, komuniteti LBGT reagoi në mënyrë të ashpër ndaj Paris, duke e akuzuar për ksenofobinë e treguar.
Si rrjedhojë, për të rifituar forcat, Hilton vendosi që të shkëputej dhe të shijonte plazhet e Hawait, së bashku me të dashurin e saj.
Këto pushime, ndërkohë shërbyen edhe për të treguar linjat pothuajse perfekte të 31-vjeçares.