09 Janar 2025

"Hidden", koleksioni më i ri nga Krenare Rugova

Prishtinë, 13 tetor - Kreatorja  Krenare Rugova së shpejti  do të prezantoi koleksionin për Vjeshte / Dimër 2014/15. Ky koleksion paraqet bukurinë e modelimit me materiale qe paraqesin siluetën feminine përmes konstrukteve moderne te dekoruara me gjeometri komplekse dhe aplique.

Veshjet janë të punuara nga materiali i lesht për veshje të përditshme dhe mëndafshi me print dhe thurrje të veçantë për veshje solemne. Kombinimi i ngjyrave të tokës  te “Hidden”,  përbën një harmoni kontrastesh të këndshme.

Edukimi për artet e bukura - lëmia e modës, përvoja shumëvjeçare dhe suksesi profesional i veprimtarisë  brenda këtyre 10 viteve bën që kreatorja KR të krijoj brendin më të njohur në fushën e modës në Kosovë.

Koncepti i Krenare Rugova’s është të ofroj veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore të inspiruara nga fusha të ndryshme të artit.  Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor dhe i unifikuar, por në të njëjtën kohe cilësor dhe me imazh brendimi të caktuar në sëcilen veshje. Veshjet që paraqesin një përzierje të inspiruar nga kultura në Paris dhe New York (ku i kreu studimet) çdo herë të inkorporuara me detaje të bukura të kulturës tradicionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)