Heidi Klum shpëton të birin nga mbytja
Los Angeles, 2 prill - Top modelja Heidi Klum ka shpëtuar të birin e saj, Henry, 7 vjeç dhe dy dadot e saj, që rrezikonin të mbyteshin në Hawaii. E rrëfen këtë vetë Klum, 39 vjeçe, për revistën Us Weekly.
\"Përfunduam në det të hapur pas një dallge të madhe.\"
Natyrisht, si nënë, isha e terrorizuar për birin tim kudo që ai ishte në ujë\", ka rrëfyer ajo: \"Henry megjithatë noton mirë dhe qe i aftë të kthehej në plazh i vetëm\".
Edhe i dashuri i top modeles, Martin Kirsten, ka marrë pjesë në shpëtimin.