Haziri zotohet për mbështetje maksimale për teatrin e qytetit
Gjatë takimit është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetimin për vitin 2019.
Kryetari i Gjilanit në takimin e sotëm ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit, me të gjitha kapacitetet komunale, në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të krenarisë së Gjilanit.
Drejtori i teatrit, Erson Zymberi dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për takimin kontruktiv dhe zotimin e tij për përkrahje të parezervë.