23 Dhjetor 2024

Hayek: Kam hyrë në Amerikë ilegalisht

New York, 10 dhjtor - Aktorja meksikane ka shokuar opinionin kur ka pranuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë si emigrante ilegale.

Salma Hayek në vitet ′90-ta ishte zhvendosur në Los Anxhelos, për të nisur karrierën filmike, por nuk kishte poseduar dokumente valide për të hyrë në SHBA.

“Kam qenë emigrante ilegale në Amerikë. Në realitet, nuk ka zgjatur shumë, por megjithatë ashtu ka qenë”, ka thënë Hayek për edicionin spanjoll të revistës “V”.

Aktorja e bukur meksikane, po ashtu, ka zbuluar për lexuesit se për shkak të prejardhjes së saj ka pasur probleme të shumta.

“Për regjisorët dhe producentët amerikanë ka qenë e paimagjinueshme që të meksikane mund të fitojë rolin kryesor”, ka thënë Hayek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)