Harlem Shake me adhurues anembanë botës
New York, 26 shkurt - Një kërcim në You Tube i quajtur Harlem Shake po tërheq një shikueshmëri të lartë në Internet në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre.
Në dy javët e kaluara, mijëra njerëz kanë postuar videoklipe të shkurtra të tyre dhe të miqve duke kryer lëvizje sipas një melodie pak të njohur të publikuar nga një Dj në New York.
Shumica e këtyre videoklipeve ndjek një formulë bazë që ishte e lehtë për tu përsëritur nga adhuruesit anembanë botës, përfshi edhe ata në Uashington.
Jemi në Parkun e zonës së quajtur Dypon në Uashington. Dy pinguinë po vallzojnë me muzikë elektronike. Njerëzit përreth nuk duket se i vënë re ata.
Papritur, zona mbushet me kërcimtarë.
Grumbullime të tilla përmes rrjeteve shoqërore janë pjesë e një vale entuziastësh të You Tubit të cilët përdorin këngën Harlem Shake të një njeriu që e quan vehten DJ Baauer- për të kthyer zona normale në një zonë kaotike vallëzimi.
Jordins paradise një studio vallëzimi dhe palestër në Uashington, është organizuesja e këtij grumbullimi përmes Facebook-ut, ku ka pjesëmarrës aktivë.
Mendoj se kënga është e kapshme, dhe nëse Gangnam Style ishte e vështirë për tu kapur nga të gjithë, kjo është e thjeshtë. Edhe nëse nuk vallëzoni, ju mund të lëvizni si të doni.
Në fillim të shkurtit, pesë adoleshentë australianë ishin mes të parëve që vunë në internet një video të Harlem Shake - duke krijuar versionin më popullor ku kërcimtari nuk vihet re nga ata që janë rreth tij, deri sa çdo kush bashkohet me të.
You Tube thotë se mijëra versione janë shkarkuar në muajin shkurt, me një shikueshmëri prej 175 milionë vetash.
Më të ndjekurat janë ato video që kanë bashkëpunime me një ekip noti dhe zhytësish në Universitetin e Xhorxhias, oficerë të ushtrisë norvegjeze, një kompani mediatike dhe një komedian i quajtur Filthy Frank.
Dyshja amerikane e muzikës rok Mat dhe Kim ka një prej videove më të klikuara me një koncert ku 5000 shikues vallëzojnë sëbashku me kërcimtarët.
Cinikët thonë se prirja e imitimit në rastin e Harlem Shake, do të bëjë që njerëzit të lodhen me të.
Këngtari i dyshes rok Matt Johnson i tha Zërit të Amerikës përmes SKYP-it se ai shtë i befasuar që tërheqja ndaj kësaj kënge ka vazhdar kaq gjatë.
Kjo është natyra e këtyre paraqitjeve në Internet, që ato të shkarkohen shpejt. Çdo gjë është për tu shkarkuar e për tu hedhur në treg.
Rania Jaziri e studios Jordins paradise shpreson se kjo modë do të zgjasë.
Njerëzit duan të vallëzojnë, pa pyetur për koreografi , thjesht për tu argëtuar me njëri- tjetrin.
Këta kërcimtarë në Uashington po tregojnë se nuk është shumë vonë që ti bashkohen vallëzimit Harlem shake dhe të ndajnë me të tjerët krijimin e tyre në Internet me shpresën për të arritur diçka nga lavdia që të jep You Tubi.