Haradinaj: Përgjithmonë krenarë me divën e këngës shqipe, Vaçe Zela
Prishtinë, 6 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me keqardhje të thellë mori lajmin për shuarjen e divës së këngës shqipe, Vaçe Zela.
Kryetari Haradinaj bashkëndjenë me familjen, të afërmit, kolegët e këngëtares së madhe dhe mbarë komunitetin artisitik shqiptar.
Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor.
Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertuarin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi, thuhet në telegramin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.